TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Rreth 70% e kanaleve kulluese dhe vaditëse në bashkinë e Patosit janë rehabilituar tashmë, duke shtuar kështu hartën e investimeve në bujqësi.
Kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj nënvizoi faktin se “orientimi dhe sigurimi i politikave tona të investimit, shkon drejt zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor”.
“Çdo ditë, shtojmë hartën e investimit në bujqësi, ku kemi ndërhyrë në 70% pastrim-rehabilitim kanalesh kulluese dhe vaditëse”, – tha Balilaj.
/m.m/ /a.g/


























