Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë, 7 nëntor 2018

TIRANE, 7 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime gjatë orëve të para të ditës më pas do të kemi shtim vranësirash, mesatare deri edhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të ketë reshje shiu të izoluara në formë pikash përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi 1-10 m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë, me lartësi vale 0.5-1.2 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/20 diell re
Kukës 7/21  diell re
Lezhë 10/21  diell re
Dibër 7/18  diell re
Durrës 12/21  diell re
Tiranë 11/23  diell re
Elbasan 10/23  diell re
Berat 8/23  diell re
Vlorë 12/19  diell re
Korcë 6/17  diell re
Gjirokastër 6/19  diell re
Sarandë 10/20  diell re

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ 30 rikonfirmime në detyrë, 26 shkarkime dhe 15 dorëheqje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07.11.2018