Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07.11.2018

HELSINKI (Finlandë) – Kongresi i partisë Popullore Europiane (PPE, e djathta), grupi i parë i përfaqësuar në Parlamentin Europian, që zgjedh kandidatin e saj për presidencën e ardhshme të Komisionit Europian.

STAMBOLL (Turqi) – Rinis procesi gjyqësor ndaj aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë drejtorin e ”Amnesty” në Turqi, të akuzuar për veprimtari terroriste. Kjo çështje ka qenë shumë e kritikuar në Europë.

HELSINKI (Finlandë) – Deklaratë për shtyp e kryeministrit finlandez dhe kancelares gjermane, në vizitë në Helsinki.

TOKIO (Japoni) – Vizitë në Japoni e kryeministrit malajzian, Mahathir Mohamad.

SHANGHAI (Kinë) – Kina organizon ”Panairin ndërkombëtar të importeve”.

UASHINGTON (SHBA) – Reagimi pas zgjedhjeve legjislative të mesmandatit në SHBA.

UASHINGTON (SHBA) – Nis një takim dyditor i Komitetit të politikës monetar të FED-it./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 7 nëntor 2018
Artikulli tjetërFOTO- Memoriali i Skënderbeut në Lezhë drejt përfundimit të restaurimit