SEUL, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut dhe SHBA-ja rinisën sot manovrat ushtarake në shkallë të vogël, të pezulluara për një periudhë të pacaktuar, pas samitit historik midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.
Manovrat e kombinuara të trupave të marinës ishin pjesë e një përzgjedhje të manovrave që u shtynë në qershor gjatë samitit të Singaporit, kur Trump premtoi ndërprerjen e manovrave të kushtueshme dhe shumë provokuese.
”Programi korean detar i shkëmbimet të eksperiencave të dy marinave (KMEP), ku marrin pjesë rreth 500 marinsa amerikane dhe koreano-jugorë rinis sot për një periudhë dyjavore në Pohang, në jug të vendit”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë koreano-jugore të Mbrojtjes./ / v.b/ a.jor.























