Ballina Ekonomi

Janar-qershor 2018, punësimi u rrit me 3,3%

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Punësimi në gjysmën e parë të vitit 2018 u rrit me 3,3%, kundrejt gjysmës së parë të vitit 2017, ndërkohë që shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë e Financave, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar edhe në tregun e punës.

Duke iu referuar Anketës së Forcave të Punës, rezulton se shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës që prej tremujorit të parë 2014, ku shënoi pikun prej 18%, duke zbritur në 12,9% në tremujorin e dytë 2018, për popullsinë e moshës 15-64 vjeç.

Në harkun kohor të një viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017 ku shkalla e papunësisë regjistronte nivelin 14,3%, rezulton një reduktim prej 1,4 pikë përqindje./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrasniqi në ‘Diplomat Magazine’: Globalizimi dhe komercializimi i fake news
Artikulli tjetërProkurori Ramadan Troci në sitën e Vetingut