TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Firence, me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së Kardinalit Ernest Simoni Troshani.
Presidenti Meta i ka dhuruar një një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar, Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori, në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij.
Gjatë vizitës në Firence, Presidenti Meta zhvilloi një takim edhe me kryetarin e bashkisë së Firences, Dario Nardella. Si edhe mori pjesë në meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit Ernest Simoni Troshani.
/gj.mima/ /a.g/














