Ballina Bota

LONDËR – Hetim penal për financuesit e Farage për Brexit

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një hetim penal filloi kundër Arron Banks, një miliarder kontrovers britanik dhe financues kyç i fushatës elektorale pro Brexit, të kryer nga indipendentistët e UKIP-it të Nigel Farage gjatë referendumit të vitin 2016, deklaroi komisioni britanik i zgjedhjeve duke njoftuar se ai kishte përcjellë informacionet tek Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Arron Banks edhe Liz Balney, një tjetër një figurë udhëheqëse në organizimin e platformës ‘Leave.eu’, janë drejtuar politikisht nga Farage.

Banks kanë qenë në qendër të dyshimeve për shkelje të rregullave për financimin e zgjedhjeve dhe është vënë në shënjestër nga një komision parlamentar në Dhomën  e Komuneve.

Banks ka mohuar ndonjë parregullsi dhe akuzon se këto kanë në sfond qëllime politike kundër tij dhe kundër Brexit ushqyer nga përkrahësit e qëndrimit në BE./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli
Artikulli tjetërKontroll në 4170 subjekte nga Hetimi Tatimor, 45 milionë lekë penalizime