Ballina Lajme nga Vendi

Malësi e Madhe, panair agrobiznesi në Reç

TIRANË, 1 nëntor / ATSH / – Ditën e djeshme, në pyllin e Gështenjave të Reҫit, Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Bashkiak Shkrel, u zhvillua “Dita e Agroturizmit në Parkun Natyror Bashkiak Shkrel”, ku për të dytin vit radhazi merr pjesë dhe AdZM Shkodër me udhërrëfyes dhe harta shtigjesh për guida turistike.

Panairi kishte si qëllim të prezantojë dhe të demonstrojë vlerat agroturistike dhe vlerat e agrobiodiversitetit në këtë zonë dhe në këtë park natyror nëpërmjet organizimit të disa seancave demonstruese dhe vizituese në Pyllin e Gështenjave të Reçit. Produktet bujqësore dhe blegtorale u ekspozuan në vendet e përcaktuara dhe vizitorë nga fshatrat rreth Reçit por dhe të ardhur nga vende të tjera lidhën kontrata biznesi apo blenë produktet vendase.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortet e Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, me transport multimodal
Artikulli tjetërBM – Londra dhe Brukseli marrëveshje mbi shërbimet financiare