TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë zhvilloi një aktivitet ku u trajnua personeli i qendrave shëndetësore, për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.
Ky aktivitet u zhvillua edhe në kuadër të muajit të Luftës kundër Trafikimit.
Fokusi i trajnimit ishte edhe evidentimi i vështirësive që hasin në praktikë gjate punës së tyre, personeli shëndetësor.
Personelit të qendrave shëndetësore iu prezantuan edhe slajdera dhe programe mbi mënyrat se si mund të rritet cilësia ne këto qendra shëndetësore. /o.l//e.caushi/















