BRAZIL – Një gjyqtar antikorrupsion zgjidhet superministri i Drejtësisë së Bolsonaros

BRAZILIA, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjyqtari Sergio Moro, simbol i luftës antikorrupsion, me një popullaritet të lartë në Brazil dhe “iniciatori” i burgosjes së ish-Presidentit Lula, pranoi sot postin e ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë Publike të propozuar nga Presidenti i sapozgjedhur i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

”Perspektiva për të vënë në zbatim masa të forta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar më shtynë të marr këtë vendim”, sqaroi magjistrati 46-vjeçar në një komunikatë për shtyp.

Vendimi për të qenë pjesë e administratës Bolsonaro, e cila do të marrë detyrën në janar, megjithëse nuk ka marrë dakordësinë e të gjithëve, ndërkohë që popullariteti i gjyqtarit Moro është në atë nivel, ku shumë brazilianë mbajnë veshur bluza të stampuara me fytyrën e tij./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.