Ballina Bota

ANKARA – Media: Nisin patrullimet e përbashkëta turko-amerikane në Minbej

ANKARA, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Agjencia shtetërore turke e lajmeve ”Anadolu” njoftoi se forcat e armatosura turke dhe amerikane nisën sot patrullimet e përbashkëta në Minbej, një qytet në veri të Sirisë, i dominuar nga një milici kurde e konsideruar si ”terroriste” nga ana e Turqisë, por aleate e SHBA-së.

”Patrullimi i përbashkët midis forcave të armatosura turke dhe amerikane në Minbej nisi sot rreth orës 15:53 (12H53 GMT)”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, cituar nga ”Anadolu”.

Patrullimi vijon deri në afërsi të lumit Sajur, një zonë që shtrihet midis Minbej dhe Jarablous, një qytet i kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Ankaraja, sipas Anadolu./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakISHP, takim sensibilizues kundër alkoolit në shkollën “At Zef Pllumi”
Artikulli tjetërFUTBOLL – “Milani” rrezikon të humbas Suson, “Reali” kontakton me lojtarin