Ballina Bota

BRUKSEL- Juncker: Merkel ndër bashkëbisedueset më të mira

BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti Junker ka biseduar përherë me kancelaren Merkel, ata e njohin njëri-tjetrin për dekada, që nga vitet ’90, gjithmonë kanë punuar nga afër dhe me respekt të ndërsjellë, theksoi zëdhënësi i presidentit të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker.

”Kancelarja dhe Gjermania mbeten ndër bashkëbiseduesit kryesorë dhe të parë. Ata mbeten aktorë me ndikim në projektin evropian dhe më gjerë. Asgjë nuk ndryshon për presidentin Junker’’, shtoi zëdhënësi.

‘’Merkel do të mbetet një nga bashkëbisedueset më të mira për forcimin e Bashkimit Europian’’, shtoi ai./ /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – 10 viktima nga moti i keq
Artikulli tjetër70 programe 2-vjeçare profesionale, nga 11 në 2013