Ballina Lajme nga Vendi

Alibeaj: Deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – ”Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik, nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339! Deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut”, – deklaroi sot Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në një dalje për mediet, Alibeaj, u shpreh se, “i kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge, Dako duhej të ishte sot në burg”.

Sipas tij, “strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjësimit të demokracisë në vend”.

“Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës, Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego. Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre”, – u shpreh Alibeaj.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak94 mln euro nga IPARD, Rama: Nevojiten projekte të mira
Artikulli tjetërFRANCË – Nuk përjashtohet prania e policisë brenda shkollave