Ballina Lajme nga Vendi

Programi i patronazhimit, shërbim i specializuar në maternitetin e Krujës

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ – Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” vijojnë të ofrojnë shërbim të specializuar në maternitetin e Krujës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se po punohet çdo ditë për të përmirësuar shërbimin për nënat dhe fëmijët.

Sipas ministres, falë programit të patronazhit nënat dhe fëmijët po marrin shërbime cilësore afër vendbanimit. Ndërkaq, shërbimi për nënën dhe fëmijën ofrohet me cilësi, afër vendbanimit, falë instrumenteve të reja kirurgjikalë dhe sterilizimit me standarde europiane. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Wei: SHBA të kthejë mbrapsht akuzat për ndërhyrje në çështjet amerikane
Artikulli tjetërSHBA – Një pako me eksploziv gjendet edhe në zyrat e CNN-it