TIRANE, 25 tetor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 2-20 m/sek intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Deti parashikohet i forcës 3-4, me lartësi vale 1.2-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 8/17 diell |
| Kukës | 2/12 diell pak re |
| Lezhë | 6/18 diell |
| Dibër | 0/11 diell pak re |
| Durrës | 9/19 diell |
| Tiranë | 7/20 diell |
| Elbasan | 7/19 diell |
| Berat | 5/19 diell |
| Vlorë | 8/18 diell |
| Korcë | 2/13 diell pak re |
| Gjirokastër | 3/18 diell pak re |
| Sarandë | 10/19 diell |
/e.malaj/ /a.g/




















