Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25.10.2018

STRASBURG (Francë) – Shpallet fituesi i çmimit Saharov për të Drejtat e Njeriut 2018.

OSLO (Norvegji) – Manovrat më të mëdha ushtarake të NATO-s prej përfundimit të Luftës së Ftohtë po zhvillohen në Norvegji.

STAMBOLL (Turqi)  – Ceremoni në nderim të kujtimit të Jamal Khashoggi përpara konsullatës saudite.

PARIS (Francë) – Gjykata jep vendimin e saj me kërkesë të Nicolas Sarkozy për të anuluar dërgimin e tij para gjykatës për fakte që lidhen me fushatën presidenciale të 2012.

PARIS (Francë) – Raport hetimor për trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimet seksuale kundër komunitetit jezid të Irakut.

ANKARA (Turqi) – Takimi i komitetit të politikës monetare të Bankës Qendrore, me një vendim të pritshëm për rritje ose jo të normave të interesit.

FRANKFURT (Gjermani) – Takim i Bankës Qendrore Europiane (BQE) për politikën monetare në zonën euro dhe vendimin për normat e interesit.

NJU JORK (SHBA) – Kompania e ankandeve ‘’Christie’s’’ nxjerr në shitje një pikturë të krijuar nga algoritmi, rasti i parë.

NJU JORK (SHBA) – Seanca e parë dëgjimore në çështjen që ka vënë përballë shtetin e Nju Jorkut me Donald Trump, fëmijët e tij dhe fondacionin, ku ai është i akuzuar për përvetësimin e fondeve për qëllime personale./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 25 tetor 2018
Artikulli tjetërBypass-i i Fierit dhe i Vlorës, Rama: Traseja e hapur për sezonin turistik