Klientë të basteve, përfitues të ndihmës ekonomike

Klientë të basteve, përfitues të ndihmës ekonomike

Klientë të basteve, përfitues të ndihmës ekonomike“Forcim i ligjit të ndihmës ekonomike duke parashikuar daljen nga skema e ndihmës ekonomike për ata që refuzojnë edhe mundësinë e dytë për punësim”. Ky ishte paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit, solli edhe një tjetër fakt për të pohuar efektin negativ që kanë në shoqëri lojërat e fatit.http://ata.gov.al/2018/10/25/kliente-te-basteve-perfitues-te-ndihmes-ekonomike/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 25 Tetor 2018

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Forcim i ligjit të ndihmës ekonomike duke parashikuar daljen nga skema e ndihmës ekonomike për ata që refuzojnë edhe mundësinë e dytë për punësim”.

Ky ishte paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit, solli edhe një tjetër fakt për të pohuar efektin negativ që kanë në shoqëri lojërat e fatit.

Në qytetet më të vogla të vendit, sipas Ramës, “pikat e basteve kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djemsh nga familje me ndihmë ekonomike”.

“Ndihma ekonomike merret dhe hidhet në bixhoz. Kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë ligjin për ndihmën ekonomike në 2 drejtime: së pari, të garantojmë që s’ka burrë që prek ndihmën ekonomike, atë do ta marrin vetëm gratë dhe do ta çojnë në shtëpi. Në ligj kjo është shkruar si shprehje e vullnetit të mirë, por duhet gjetur rruga të garantohet”, – tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi nevojën që me ligj të garantohet se pas refuzimit të mundësisë së dytë për punë, personi humbet ndihmën ekonomike dhe nuk mund të regjistrohet si punëkërkues i papunë muajin e ardhshëm, por vetëm vitin e ardhshëm.

“Loja ‘macja me miun’ duhet të marrë fund. Ne kemi pasur një rezultat shembullor dhe kemi kaluar targetin për punësimet përmes Zyrave të Punës, që e kishim 25 mijë të punësuar. Por mundësia është shumë më tepër dhe nuk arrihet, sepse zhvillohet një lojë macja me miun: ‘refuzon punën, del nga ndihma ekonomike në gusht dhe rifutet në shtator'”, – tha Rama.

Edhe në vendet më sociale në botë, siç është Suedia, sipas Kryeministrit, nuk mund të vazhdosh të marrësh ndihmën ekonomike në rast se refuzon në mënyrë kronike të marrësh punët që të ofrohen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.