STRASBURG, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Londra e ka të nevojshme më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje të saktë në Brexit, prandaj nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveçse të vazhdojnë bisedimet dhe udhëheqësit e BE kanë shprehur besimin dhe mbështetjen e tyre të plotë Michel Barnier, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
“Nga momenti që kryeministrja May përmendi idenë e zgjatjes së periudhës së tranzicionit, do të doja të përsëris se nëse Londra vendos se një zgjatje e tillë, atëhere mund të jetë e dobishme për të arritur një marrëveshje, unë jam i sigurt se udhëheqësit do të jenë të gatshëm për ta konsideruar atë pozitivisht’’, shtoi Tusk.
Ndërkohë, presidenti Juncker foli për një skenar të mundshëm ‘’No deal’’ që, sipas tij, ”shpresojmë të mos e shohim kurrë”.
‘’Dhe natyrisht që unë jam gati për të mbledhur Këshillin Europian, kur negociatori i Bashkimit Europian do të raportojë se është bërë progres vendimtar’’, theksoi Juncker./ /os/ a.jor.























