Ballina Lajme nga Vendi

De Laurentis rindez ëndrrën Kavani

TIRANË, 24 tetor/ATSH – A. Fortuzi/- Gjatë fushatës së transferimeve në verë u kthye në një telenovelë çështja e kalimit të sulmuesit Kavani nga “PSG” te “Napoli. Por në fund nuk u bë asgjë. Deklarata e Presidentit të “Napolit”, që theksonte se nëse Kavani kërkonte të rikthehej te “Napoli” do të duhej të ulte pagën e të zgjidhte vetë kontratën me “PSG” zbehu çdo shpresë të një transferimi të mundshëm të argjentinasit nga Franca në Itali.

Napoli do të përballet sot me “Paris Saint Germain”, në një sfidë të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, dhe për herë të parë do të gjejë përballë si kundërshtar, sulmuesin uruguajan, Edison Kavani.

“E mora nga “Palermo” dhe te ne mësoi të jetë një sulmues i vërtetë. Ka shënuar gjithmonë mbi 30 gola në sezon dhe na ka përfaqësuar denjësisht. Është një djalosh i shkëlqyer dhe kemi mbetur miq”, deklaroi De Laurentis.  “Është një sulmues i klasit të lartë dhe dyert për të te Napoli janë gjithmonë të hapura. Në momentin që do të vendosë të ulë rrogën dhe të jetojë me dy fëmijët e tij, është i mirëpritur te Napoli. Për skemat e Ançelotit do të ishte sulmuesi perfekt, por për futbollistët e sotëm, është skuadra në zemër dhe portofoli në dorë, ndaj është paga ajo që bën diferencën në marrjen e vendimeve”, tha Aurelio De Laurentis. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Tusk: Besim të plotë te Barnier për Brexit
Artikulli tjetërBUKURESHT – Dan: Rumania mikpritëse e Këshillit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme