Ballina Lajme nga Vendi

Vrasja në Bllok/ Gjykata vendos “Arrest shtëpie” për Redi Popeskun

TIRANË, 23 tetor/ATSH- A. Fortuzi/ – Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Redi Popeskun. Ai akuzohet për ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Popesku është pronari i lokalit “Monopol” në ish-Bllok, ku para pak javësh, në mbrëmjen e 4 tetorit, u vra një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Popesku është edhe një nga dëshmitarët kyç në ngjarje. Ai ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë, të cilën e disponon me leje.

Institucioni i akuzës këmbëngul për sekuestrimin e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizës balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmtimi në derbi, Nainggolan disa javë jashtë fushës
Artikulli tjetërFOTO/Vithkuq, përfundon faza e parë e restaurimit në kishën e Shën Gjergjit