LONDËR, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja e divorcit nga BE për ne është shumë pranë, deklaroi kryeministrja britanike Theresa May në parlamentin britanik.
May mbajti një fjalim në Dhomën e Komuneve ku përditësoi deputetët për bisedimet pas samitit të fundit europian, por jo pa rikonfirmimin se çështja e Irlandës mbetej ende e pazgjidhur.
‘’Qeveria jonë refuzon çdo propozim europian (mekanizmi garantues i ”status quo”-së – shën. i përkth.) që synon të krijojë një status të ndryshëm doganor midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të mbretërisë’’, theksoi kryeministrja.
“Unë mendoj se asnjë kryeministër britanik nuk mund të pranojë atë. Sigurisht as unë’’, theksoi May./ /os/ a.jor.






















