Ballina Bota

SOFT NEWS – Trump bashkë me… Linkolnin?!

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AFP/ –  Është pikërisht Donald Trump në një bar-kafe së bashku me Lincoln dhe Reagan…

Jo, nuk është aspak shaka, por një pikturë e presidentit aktual të SHBA e vendosur në një faqe muri në Shtëpinë e Bardhë.

Vepra e artit u pa nga teleshikuesit gjatë intervistës që presidenti dha për televizionin  CBS, në emisionin “60 Minuta”. Më konkretisht kur një plan i gjerë e shfaq duke diskutuar në një zyrë të Shtëpisë së Bardhë me gazetaren.

E varur në mur pas kurrizit të tij, piktura e paraqet të mbështetur në një tavolinë bari me ish-presidentë të tjerë republikanë si George W. Bush, Richard Nixon, Ronald Reagan, Gerald Ford Abraham Lincoln e tjerë.

Kjo botë e vogël të krijon përshtypjen sikur bisedon rreth një gote (një pije me gaz për Donald Trump, i cili nuk e konsumon), në harmoni me të tjerët dhe humor të mirë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Japonia i kërkon FB përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave
Artikulli tjetërUjëvara e Hinkës, bukuri natyrore në zemër të Myzeqesë