OTAVA, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau pohoi të dielën se nuk përjashtonte mundësinë e anulimit nga ana e Kanadasë të një kontrate të rëndësishme të shitjes së armëve Arabisë Saudite, pas vrasjes së gazetarit disident, Jamal Khashoggi.
Trudeau theksoi në një emision të transmetuar të dielën në mbrëmje, por i regjistruar ditën e enjte, se vendi i tij është si gjithnjë i solidarizuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, përfshirë me Arabinë Saudite.
I pyetur në lidhje me respektimin apo jo të një kontrate me vlerë 15 miliardë dollarë kanadezë (9,9 miliardë euro), për shitjen e automjeteve të blindura Riadit, kryeministri deklaroi se në këtë kontratë ka klauzola që duhen të ndiqen në raport me përdorimin e produkteve që u shesin palës tjetër./ /v.b/ a.jor.






















