Ballina Ekonomi

Rritje e eksporteve me 8.7 % në shtator, kryesojnë materialet e ndërtimit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Në shtator 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 miliard lekë, duke u rritur me 8.7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28.0 %, në krahasim me gusht 2018.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e eksporteve prej 8.7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale”.

Në kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” zënë 2.3%, ndërsa “Produkte kimike dhe plastike” 1.9%. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Komuniteti ndërkombëtar përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës
Artikulli tjetërForca e Ligjit në territor godet në Elbasan