Ballina Aktualitet

Basha përshëndet votimin e ligjit për formimin e ushtrisë së Kosovës

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e ligjit për formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, – shkruan Basha.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimi në rrjetin 40-vjeçar, rrit cilësinë e furnizimit me energji në periferi të Tiranës
Artikulli tjetërRaportimi në “Rruga Dixhitale”, riparohet prozhektori në autostradën Tiranë-Durrës