Ballina Aktualitet

Lufta kundër korrupsionit, prioritet i qeverisë

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ – Lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e qeverisë shqiptare, u shpreh Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një takim me Përfaqësuesen e Posaçme të Kryesisë italiane të OSBE-së për Luftën kundër Korrupsionit, Paola Severino.

Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kryesisë italiane në të gjitha dimensionet e veprimtarisë së organizatës.

Ministri Bushati i bëri me dije Përfaqësueses së Posaçme të OSBE, Severino, se lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e qeverisë shqiptare dhe me këtë rast, informoi arritjet e Shqipërisë në këtë fushë, si dhe sfidat me të cilat ajo ndeshet.

Të dy palët theksuan rolin e reformave në vend dhe thellimin e tyre në formimin e kulturës për tolerancë zero ndaj mosndëshkueshmërisë.

Gjatë bisedës u diskutua dhe kontributi i organizatës për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë, përmes nxitjes së bashkëpunimit për një zhvillim të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

Ne këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Cutilio, vendi i të cilit mban Kryesinë e radhës së OSBE, ambasadori Borchardt, Shef i Pranisë së OSBE në Shqipëri, etj.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri – Mali i Zi, rritje e shkëmbimeve ekonomike dhe projekte të përbashkëta
Artikulli tjetërShqipëria merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muajit të Dizenjimit në Lubjanë