Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Shpërndarja e drejtë e migrantëve çështje e pazgjidhur

BERLIN, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Shpërndarja e drejtë në Europë mbetet një çështje e pazgjidhur, theksoi sot në Bundestag kancelarja Angela Merkel përsa i përket çështjes së migrantëve.

‘’Duket qartë se shumica e qytetarëve nuk duan një zgjidhje kombëtare, por europiane. Jo izolimin, por bashkëpunimin, pikërisht për shkak se ata e vlerësojnë zonën Schengen”, shtoi Merkel.

“Ne duam të luftojmë kontrabandistët dhe të përmirësojmë mbrojtjen e kufirit të jashtëm dhe në Bruksel do të flasim për forcimin e Frontex, pasi atje ka ide të ndryshme për të”, theksoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPippa Middleton, nënë për herë të parë
Artikulli tjetërLotaria Amerikane, Ambasada bashkëbisedim live në rrjetet sociale