Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Formimi i qeverisë boshnjake shumë i rëndësishëm

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/-  Formimi i qeverisë së re në Bosnje-Hercegovinë është një mundësi për udhëheqësit politikë për të demonstruar angazhimin dhe vendosmërinë në kryerjen e të gjitha reformave të nevojshme për të çuar përpara integrimin europian, deklaruan shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për përgjegjësi pas zgjedhjeve të ditës së dielë.

“Zgjedhjet parlamentare ishin me të vërtetë konkurruese, por të dominuara nga kontraste të forta etnike”, theksuan Mogherini dhe Hahn.

“Ne presim që udhëheqësit politikë të tregojnë përkushtim duke punuar në mënyrë konstruktive së bashku”, shtuan ata./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliu në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në SHBA
Artikulli tjetërFalë reformave, ”Mësuesia’ u shndërrua në një nga degët më të kërkuara