Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër – Rruga “Drishtej” transformim rrënjësor

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Në rrrugën “Drishtej” të qytetit të Shkodrës la nisur puna për transformimin rrënjësor të saj.

Kjo rrugë, një kantier ri, është investim i bashkisë së Shkodrës me vlerë 3.7 milionë lekë.

“Si në çdo ndërhyrje tjetër, edhe rruga “Drishtej” do të ketë rrjetin KUB, KUZ, atë të ujësjellësit, asfaltimin dhe trotuaret, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin. Ndërhyrja në këtë rrugë është kërkuar nga banorët e saj, pasi nuk ishte vënë dorë asnjëherë për më shumë se 30 vite”, bën të ditur Bashkia.

Punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe rruga “Drishtej” do të përfundojë para afatit të parashikuar në projekt. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMërgim Mavraj bëhet kapiteni i kombëtares me votat e futbollistëve
Artikulli tjetërDurrës, mbi 2.7 milionë tonë mallra me anije dhe tragete në 9 muaj