TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe GIZ shpalli konkursin për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit.
Ky konkurs synon të nxisë idetë inovative mbi ideimin e një logoje unike për agroturizmin shqiptar, e cila do të shërbejë si një shenjë identifikuese dhe do të ofrojë një marketim sa më të mirë për këtë aktivitet me potencial të jashtëzakonshëm për fshatin.
Të gjithë interesuarit janë të ftuar të dorëzojnë propozimet e tyre nga data 9 tetor deri në datën 31 tetor 2018, ndërkohë që konkursi do të zhvillohet në dy faza. /m.m/j.p/





















