Reforma e agjencive të pronësisë do zgjidhë problemin e ligjit 7501
Reforma e agjencive të pronësisë do zgjidhë problemin e ligjit 7501“Refoma e Agjencive të Titujve të Pronësisë do zgjidhë problemin e ligjit 7501 në veri dhe disa zona të jugut që qytetarët jetojnë në tokë të të parëve, por se kanë të regjistruar, atyre që kanë mbjellë dru frutorë në tokat djerrë si dhe do të ketë një para-gjykatë ndërmjetësimi, brenda institucionit për të zgjidhur mosmarrëveshjet", theksoi sot, kryeministri Edi Rama.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=133123&action=edit
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 10 Tetor 2018
TIRANË, 10 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Refoma e Agjencive të Titujve të Pronësisë do zgjidhë problemin e ligjit 7501 në veri dhe disa zona të jugut që qytetarët jetojnë në tokë të të parëve, por se kanë të regjistruar, atyre që kanë mbjellë drurë frutorë në tokat djerrë si dhe do të ketë një paragjykatë ndërmjetësimi, brenda institucionit për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, – theksoi sot, Kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se përtej këtyre probleme ajo që duhet dhe ne po bëjmë është reforma e agjencive për titujt e pronësisë.
“Këto ditë, ministrja e Drejtësisë do hapë konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore, e cila do të bashkojë ALUIZNI dhe Hipotekën, në një institucion të vetëm”, – tha Rama.
Kryeministri theksoi se do zgjidhim një nga problemet e mbartura prej vitesh, atë të ligjit 7501, kryesisht në zonat e Veriut dhe ato të Jugut që jetojnë në tokën e të parëve, por nuk e kanë të regjistruar.
“Nga ana tjetër do hapë rrugën e një transformimit të madh nga pikëpamja e sistemimit dixhital të të gjithë të dhënave. Do të adresojë disa probleme kyçe, ndër të cilat problemi i disa komuniteteve sidomos në veri të vendit, por edhe në ndonjë zonë të jugut të cilët e kanë refuzuar 7501, si rezultat i paqes së vendosur mes tyre për tokat e të parëve. Këto komunitete e kanë të pamunduar të kenë akses në financime të çdo natyre dhe në çdo mbështetje nga bankat apo nga fondet mbështetëse vendase apo evropiane për shkak se janë faktikisht në tokën e të parëve, por nuk ekzistojnë në asnjë regjistër”, – tha Rama.
Kryeministri tha se një tjetër problem që do marrë zgjidhje është për ata qytetarë që kanë mbjellë në tokë djerrë në mënyrë ilegale, drurë frutorë.
“Është një problem që jemi marrë me vite të tëra por besoj se do të japim një zgjidhje nëpërmjet kësaj reforme. Siç do t’i japim zgjidhje dhe një problematike tjetër siç është ajo e disa komuniteteve të tjera që toka djerrë në të shkuarën, kodra djerrë në të shkuarën i kanë mbjellë ilegalisht dhe prodhojnë frutikulturë sidomos, por dhe ata nuk marrin asnjë mbështetje për shkak se nuk kanë letra. Këto të dy kategori do gjejnë një zgjidhje nëpërmjet kësaj reforme, ashtu siç kjo reformë do të mundësojë krijimin e një strukture brenda agjencisë së re të titujve të pronësisë që do të jetë një strukturë para gjyqësore, pra do jetë një strukturë avokatore brenda institucionit që do të trajtojë konfliktet mes qytetarëve dhe institucionit në raste kur qytetarë nuk janë të kënaqur nga përgjigjja”, – tha ai.
Në fund, Kryeministri Rama tha se “është një transformim që duam ta fusim dhe në institucione të tjera, pasi zgjidh problemin e zvarritjes së njerëzve në gjyqe dhe për t’u dhënë mundësinë që të negociojnë me institucionin, qoftë mes tyre në institucion me ndërmjetësimin e institucionit”. /j.p/




















