MANILA, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte tha se testet e fundit mjekësore treguan se ai nuk ishte me kancer, në një konferencë për shtyp.
“Unë nuk vuaj nga kanceri dhe rezultatet e testeve mjekësore ishin negative”, tha ai, ndërkohë që mjekët e këshilluan të ndërpresë duhanin.
Duterte kishte bërë një deklarim se ai vuante nga kanceri, në një mbledhje të kabinetit, të enjten e kaluar.
“Nuk do t’ju them nëse është kancer, është kancer, dhe unë nuk do të zgjas agoninë time në këtë zyrë apo kudo”, kishte thënë ai.
Zëdhënësi presidencial Harry Roque tha se “një rritje” u gjet në traktin tretës të Dutertes, por pas verifikimeve nuk rezultonte asgjë serioze./ /os/ a.jor.























