Ballina Bota

FRANKFURT – Hapet panairi më i madh i librit në botë

FRANKFURT, 9 tetor /ATSH-DPA/ – U hap në Frankfurt panairi më i madh tregtar në botë për industrinë botuese me 7 000 ekspozues nga 105 shtete të ndryshme, bëri të ditur shtypi vendas.

Organizatorët thonë se ngjarja vazhdon të rritet me 3,0% më shumë ekspozues në 2018 sesa vitin e kaluar. Në vitin 2017 më shumë se 250 000 njerëz vizituan panairin e librit.

Autorja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie është ftuar të flasë në ceremoninë e hapjes dhe në mbrëmje do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim.

Vendi i ftuar i këtij viti është Gjeorgjia, e cila është paraqitur me pavijonin e saj.

Kryeministri gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze pritet  të jetë i pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOficerët e sigurisë në 150 shkolla në vend
Artikulli tjetërMANILA – Duterte: Nuk vuaj nga kanceri