Ballina Bota

BRUKSEL – Sentsov dhe Zefzafi finalistë të çmimit Saharov

BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Regjisori i burgosur ukrainas, Oleg Sentsov, aktivisti i burgosur makoren Nasser Zefzafi dhe një grup i OJQ-së që u vjen në ndihmë migrantëve në Mesdhe janë tre finalistët e çmimit Saharov 2018, njoftoi sot Parlamenti Europian.

Ky çmim, i ideuar në 1988, jepet çdo vit nga Parlamenti personave me kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për të drejtat e njeriut në botë.

Fituesi do të përzgjidhet më 25 tetor nga konferenca e presidentëve të grupëve të parlamentit.

Oleg Sentsov njoftoi të premten se do të ndërpriste grevën e urisë, pasi nuk dëshironte të ushqehej me forcë pas një greve prej më shumë se katër muaj, që nxiti një mobilizim ndërkombëtar për lirimin e tij./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Investimet hungareze, shumë të mirëpritura në Shqipëri
Artikulli tjetërBankat – Rënia e kredive të këqija rriti fitimet në vlerën e 13.2 miliardë lekë