Ballina Lajme nga Vendi

“Bayern”, tre kandidatë për të zëvendësuar trajnerin Kovaç

TIRANË, 9 Tetor /ATSH/ -Kampionët e Gjermanisë, Bayern Mynih po kalojnë në një krizë rezultatesh. Humbja 0-3 në Allianz Arena kundër Borussia Monchengladbach e ka rënduar akoma më shumë gjendjen tek ekipi gjerman, ku tranjeri Niko Kovaç cilësohet si fajtori kryesor për rezultatin e tretë negativ radhazi në kampionat.

Gjithsesi, presidenti Uli Hoeness ka deklaruar në një intervistë se do ta mbrojë deri në fund trajnerin kroat, dhe situata është mjaft e qetë, pavarësisht gjërave që fliten.

Por, kjo deklaratë nuk i ka penguar mediat gjermane të aludojnë për kandidatët e mundshëm për stolin e Bayern. Emrat që pëlqehen më shumë nga drejtuesit janë ata të francezëve Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.

Ka spekulime se brenda ekipit ka probleme mes ish-tranjerit të Eintracht Frankfurtit dhe disa prej lojtarëve më me peshë brenda skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion. E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem. Mbetet të shihet nëse pas pauzës së kombëtareve, gjërat do të kthehen në vendin e vet, apo Bayernit do t’i duhen ndryshime në stol.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – 40 muaj burg për një bullgar pas kërcënimeve për sulme terroriste
Artikulli tjetërFOTO/ Kukës-Morinë, dublimi i urave përfundon brenda këtij viti