PRAGË – 40 muaj burg për një bullgar pas kërcënimeve për sulme terroriste

PRAGË, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Një shtetas bullgar u dënua sot në Republikën Çeke me 40 muaj burg pasi kërcënoi me sulme terroriste në Pakistan, nëse Islamabadi nuk do të lironte një shtetase çeke, e arrestuar në këtë shtet në zotërim të një sasie heroine, njoftoi gjykata.

Gjykata rajonale e Plzen (perëndim) e shpalli fajtor Nikolai Simeonov Ivanov, 21 vjeç, pasi kishte dërguar në janar me anë të një sms dhe e-mail kërcënimeve për sulme terroriste, një televizioni dhe një gazetë online pakistaneze.

Para gjykatës, ai tha se i kishte dhënë personalisht çekes Tereza H., e arrestuar në Pakistan, më 10 janar në aeroportin e Lahores, me një sasi heroine./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.