Ballina Ekonomi

Vonesat në fluturime, AAC: Muaji shtator, problematik

TIRANË, 8 tetor/ATSH/- Muaji shtator ka vijuar të jetë problematik në lidhje me vonesat e fluturimeve me destinacion disa qytete të Italisë.

Nga të dhënat zyrtare që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar disponon kompania me numrin tejet të lartë të vonesave mbi 2 orë është “Blue Panorama” me 19 të tilla. Rritje ka shënuar edhe kompania “Albawings” me 10 të tilla”.

Sipas AAC-së, kompanitë i kanë arsyetuar vonesat me problemet operacionale dhe teknike.

“Ulje të numrit të vonesave dhe anulimeve ka shënuar kompania “Ernest Spa”. Ndërsa kompanitë e tjera, kanë normalizuar operacionet e tyre duke mos shënuar problematika në vonesa dhe anullime”, thekson AAC.

Prej 10 muajsh Autoriteti i Aviacionit Civil i jep një vëmendje të madhe të drejtave të pasagjerit, duke hapur një drejtori të dedikuar që asiston pasagjerët në plotësimin e formularëve të ankimimit për vonesat mbi 3 orë dhe anulimet e palajmëruara.

Duke u bazuar edhe në rregulloret europiane, e vetmja mënyrë që qytetarët të përfitojnë 250 euro kompensim për dëmin e shkaktuar nga kompanitë, është plotësimi i formularëve.

AAC i rekomandon edhe njëherë pasagjerët që të ndjekin me vëmendje dhe të plotësojnë saktësisht formularët e ankimimit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërshpejtim i i reformës në Administratën Publike
Artikulli tjetërBOSNJE – Konfirmohen Dodik, Xhaferoviç dhe Komshiç për presidencën