BOSNJE – Konfirmohen Dodik, Xhaferoviç dhe Komshiç për presidencën

SARAJEVË, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Nga të dhënat e fundit të lëshuara nga Komisioni Qendror boshnjak i Zgjedhjeve, në bazë të numërimit të 84,33% të votave, Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç respektivisht anëtarët serbë, boshnjako-myslimanë dhe kroatë kanë fituar zgjedhjet për presidencën tripalëshe të vendit.

Dodik mori 54,06% të votave krahasuar me 42,79% të rivalit të tij, Xhaferoviç ka fituar 37,30% të votave në krahasim me 33,37% të Denis Beçiroviçit, ndërsa Komshiç mori 51,14% në krahasim me 37,31% të fituara nga rivali Dragan Çoviç./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.