STAMBOLL, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u nis sot për në Hungari për një vizitë dyditore, ku do të takohet me homologun e tij Janos Ader, kryeministrin Viktor Orban dhe kryetarin e Parlamentit Laszlo Kover, sipas shtypit vendas.
Në qendër të vizitës janë marrëdhëniet dypalëshe, me vëmendje të veçantë për aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë si dhe çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.
Në axhendë i është kushtuar një vend i rëndësishëm edhe marrëdhënieve midis Ankarasë dhe BE-së për çështjet e migracionit.
Erdogan gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së varrit të Gul Baba nga periudha osmane në Budapest dhe do të vizitojë një varrezë për viktimat e Luftës së Parë Botërore./ /os/ a.jor.























