NJU DELHI, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Një shofer indian autobusi është pezulluar nga detyra, pasi lejoi një majmun që të ngiste mjetin e tij dhe ku nëpërmjet një videoje virale, shkaktoi shqetësim dhe humor, theksuan autoritetet.
Filmimi tregon majmunin duke rrotulluar timonin, ndërsa shoferit duke ndërruar marshet, ndërsa udhëtonin në shtetin jugor të Karnatakas.
”Shoferi 36-vjeçar është parë duke qeshur dhe duke përkëdhelur majmunin”, tha një zëdhënëse e korporatës së transportit rrugor.
“Shoferi është pezulluar nga detyra, pasi ai nuk mund të vejë në rrezik sigurinë e udhëtarëve”, tha zëdhënësja Latha.
India ka numrin më të madh të viktimave të trafikut në botë, me një mesatare prej rreth 135 000 personash që vdesin në vit në rrugët e vendit./ /os/ a.jor.























