Ballina Bota

PEKIN – Kina akuzon ish-shefin e Interpolit për korrupsion

PEKIN, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Autoritetet kineze njoftuan se ish-shefi i Interpolit, Meng Hongwei është nën hetim për korrupsion, që ka të bëjë me pranimin e ryshfeteve dhe aktiviteteve të tjera të përcaktuara si të paligjshme.

”Meng, i cili dha dorëheqjen nga organizata ndërkombëtare e policisë, është nën hetim nga vëzhguesi antikorrupsion i vendit”, sipas një deklarate të Ministrisë kineze të Sigurisë Publike.

”Hetimi i Meng tregon se Partia Komuniste në pushtet dhe presidenti Xi Jinping është e angazhuar për luftën kundër korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

Xi ka goditur ashpër korrupsionin që kur erdhi në pushtet në vitin 2012 duke pushuar  zyrtarë të të gjitha niveleve të qeverisë për abuzime me detyrën.

“Nuk ka asnjë privilegj dhe asnjë përjashtim përpara ligjit. Kushdo që shkel ligjin duhet të dënohet rëndë”, theksoi ministria./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi dekoron me Medaljen Presidenciale shkrimtaren Helena Kadare
Artikulli tjetërGREQI – ATSH vlerësohet për kontributin në AMAN