TIRANË, 5 tetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se “Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë-Krujës”.
Në një video të publikuar, Basha thekson se “alibia e Edi Ramës për Taulant Ballën nuk qëndron. Shijak TV e transmetoi intervistën në orën 13:46, Taulant Balla doli para medieve në orën 15:06. Sa herë kapet në krim Edi Rama, mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin”.
“Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen, veting në politikë pa vonesë”, shprehet Basha. /k.s//e.caushi/