Ballina Bota

BRITANI E MADHE – May: e ardhmja jonë është në duart tona

LONDËR, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – E ardhmja jonë është në duart tona, deklaroi kryeministrja britanike Theresa May, në fjalën e mbylljes në konresin Tory në Birmingham, duke përcjellur një mesazh për rigjallërimin e brendshëm në parti në favor të një Brexit të “suksesshëm” për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Britania nuk ka frikë nga një Brexit pa marrëveshje”, theksoi ajo duke theksuar se “nuk do pranohej asnjëherë” një marrëveshje që ndan Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë ose “hedh poshtë referendumin” e vitit 2016.

May paralajmëroi për pasojat e divorcit në fushën e tregtisë dhe ekonomisë duke këmbëngulur në planin e saj për një tregti të lirë dhe të zgjeruar me Brukselin.

‘”Liria e lëvizjes të emigrantëve të BE-së do të përfundojë, mund të drejtohej një apel për unitetin e partisë dhe të vendit, i cili u përball me ‘një moment vendimtar’ në historinë e tij”‘, saktësoi ajo.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprake-Albania, mbi 2 milionë vizita vetëm në shtator
Artikulli tjetër20% e vizitorëve këtë sezon ishin turistë kulturorë