Ballina Bota

BELGJIKE – Protesta masive kundër reformës së pensioneve

BRUKSEL, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Mijëra protestues në Belgjikë marshuan të martën për të kundështuar reformën e pensioneve të propozuar nga qeveria e qendrës së djathtë, sipas agjencisë belge të lajmeve.

Sipas policisë, rreth 4 000 persona marshuan në Bruksel dhe 2.500 në Namur. Protestat janë zhvilluar edhe në qytete të tjera, Antwerpin, Liege dhe Leuven .

“Një demonstrim i ngjashëm në maj solli 70 000 protestues në rrugët e Brukselit, ndërkohë që mosha e pensionit duhet të mbetet 65 vjeç dhe jo 67 siç kërkon qeveria’’, u shprehën sindikatat .

Zgjedhjet e ardhshme federale në Belgjikë pritet të zhvillohen në maj 2019.

/os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO i bën thirrje Rusisë të respektojë traktateve mbi raketat
Artikulli tjetërPARIS – Mattis: Fitorja ndaj ISIS-it në Siri nuk është e largët