PARIS – Mattis: Fitorja ndaj ISIS-it në Siri nuk është e largët

PARIS, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Luftimet në Siri kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) do të përmbyllen me sukses, por duhet pak më shumë kohë, u shpreh sot në Paris sekretari amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis.

Gjatë një konference shtypi të organizuar pas takimit me homologen franceze, Florence Parly, Mattis deklaroi se jemi të angazhuar në një luftë të vështirë.

”Mos u gënjeni”, shtoi ai. ISIS-i është nën presion, por në një farë mënyre ata kanë përforcuar bazën e tyre pasi tashmë kontrollojnë vetëm 2% të territoreve që kontrollonin më parë.

Në muajt që do të pasojnë disfatën përfundimtare të ISIS-it, ne do të vijojmë të krijojmë kushtet e sigurisë për të parandaluar një ripozicionim tjetër të tyre.

Duke marrë fjalën, Florence Parly vlerësoi gjithashtu se në Siri ”puna nuk ka përfunduar plotësisht”.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.