SHKUP, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Filloi sot në Maqedoni referendumi për marrëveshjen e emrit me Greqinë, i cilësuar vendimtar për të ardhmen e vendit ballkanik dhe perspektivën e integrimit të tij euroatlantik.
Pak më shumë se 1,8 milionë votues (në një popullsi pak më shumë se dy milionë) janë thirrur për të vendosur mbi marrëveshjen e qershorit të kaluar me Greqinë për një emër të ri të ish-Republikës Jugosllave, që është Republika e Maqedonisë së Veriut.
Mosmarrëveshjet mes dy vendeve ballkanike datojnë që prej 27 vjetësh, arsyeja që Athina ka bllokuar me veto rrugën e Shkupit drejt BE-së dhe NATO-s.
Fleta e votimit ka të shkruar pyetjen ”A jeni në favor të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian duke pranuar marrëveshjen mbi emrin midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë?”.
Për vlefshmërinë e referendumit kërkohet pjesëmarrja të paktën e 50% prej atyre që kanë të drejtë vote, ndërkohë që për vlefshmërine është e nevojshme të paktën gjysma e votave të vlefshme plus një.
Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Monitorimi i referendumit do të bëhet nga mbi 10 000 vëzhgues, 500 prej të cilëve të huaj nga OSBE ambasada të ndryshme në vend./ a.jor.























