Britania e Madhe kërkon organizimin e botërorit 2026

TIRANË, 29 shtator/ATSH/- A.Fortuzi/- Britania e Madhe kërkon realizimin e kampionatit botëror të vitit 2026. Sipas mediave në Angli, ishullorët kërkojnë të sigurojnë për të ardhmen një turne madhor si botërori i futbollit, të ndikuar dukshëm dhe nga entuziazmi i kësaj vere dhe rezultatet në Rusi.

Në kurikulën e saj, Anglia vitet e fundit ka organizuar me sukses lojërat Olimpike dhe Para olimpike të Londrës, botërorin e Regbit, lojërat e Komënuellthit dhe Ligën e regbit.

Për të arritur këtë objektiv, Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës janë duke biseduar për të formalizuar kandidaturën e përbashkët, dhe kanë marrë gjithashtu bekimin e qeverive për t’i mbështetur financiarisht. “Pas entuziazmit në kupën e botës këtë verë, po punojmë për një plan të përbashkët për të fituar organizimin e kupës së botës në 3030. Nëse federatat bien dakord, do kenë mbështetjen totale tonën”, tha Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Gjithashtu Anglia pritet të presë disa nga ndeshjet e Europianit 2020 të futbollit ku Londra dhe Gllazgou do të presin 11 sfida, me finalen e cila është programuar në impiantin mitik Uembli. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.