BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar kundër mbingarkimit të Komisionit Europian për caqet e reja të çlirimit të gazrave të makinave.
‘’Qeveria gjermane duket të arrijë një marrëveshje të përbashkët mbi kufijtë e planifikuar dhe propozimet e Komisionit Europian ishin një pikë e arsyeshme fillestare’’, theksoi ajo në një takim me sipërmarrësit.
“Çdo gjë që shkon përtej kësaj sjell rrezikun që ne të drejtojmë industrinë e makinave jashtë Europës”, tha ajo.
Komisioni po propozon një reduktim prej 30% në emetimet e CO2 mes viteve 2021 dhe 2030 për makinat e reja. Deri në vitin 2025, ata duhet të lëshojnë 15% më pak.
Industria gjermane e makinave ka kundërshtuar objektivat e vendosura, ndërsa pranimi i reduktimit të vitit 2030 është i arritshëm./ /os/ a.jor.























