LONDËR, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson nisi një tjetër sulm të ashpër ndaj kryeministres Theresa May dhe paraqiti planin e tij alternativ për çështjen Brexit.
Në një artikull për gazetën ”Daily Telegraph”, Johnson tha planet e Mayit për Brexit, të njohura si ‘’marrëveshja e kontrollit’’, përfaqësonin një “poshtërimin moral dhe intelektual” dhe një “katastrofë demokratike”.
“Ka pasur një dështim kolektiv të qeverisë për të mbajtur mandatin që i ka besuar populli”, theksoi Johnson.
Sulmi i tij vjen vetëm dy ditë para konferencës së Partisë Konservatore.
‘’Zgjedhjet e parakohshme të vitit të kaluar, ishin një gabim serioz strategjik, por dështimi më i madh ka qenë vonesa e tmerrshme dhe e pashpjegueshme e qeverisë në përcaktimin e një vizioni për atë që përfaqëson Brexit”, theksoi Johnson.
Johnson, u largua nga qeveria në korrik pas marrëveshjes midis BE dhe Kanadasë./ /os/ a.jor.























