Ballina Bota

SHBA – Twitter: Stop gjuhës johumane

NJU JORK, 27 shtator /ATSH-ANSA/- Twitter përditëson rregullat mbi të cilat moderon përmbajtjen, duke elimimuar mesazhe që përdorin një “gjuhë johumane” nga platforma, shpesh të lidhura me dhunën, njoftoi në një postim menaxherët e kompanisë, Del Harvey dhe Vijaya Gadde.

‘’Projekti është pjesë e përpjekjeve të bëra në muajt e fundit për të nxitur biseda të shëndetshme në rrjet dhe të kufizojë pasojat e pakëndshme ose të rrezikshme në jetën reale’’, theksuan ata.

“Me këtë ndryshim ne duam të zgjeruar rregullat tona sjelljes kundër urrejtjes, duke përfshirë përmbajtjen që depersonalizojnë të tjerët në bazë të anëtarësimit të tyre në një grup të identifikueshëm, duke mos përfshirë  grupet në bazë të përkatësisë etnike, vendin e origjinës, orientimin seksual, paaftësinë, sëmundjet, punën, fenë dhe bindjet politike’’, theksoi kompania.

Shumë studiues kanë shqyrtuar marrëdhëniet midis johumanizmit dhe dhunës, për shembull, Susan Benesch e përshkroi gjuhën dehumanizuese si ”shenjë të një fjalimi të rrezikshëm, sepse mund ta bëjë dhunën të pranueshme”.

‘’Gjuha johumane është ajo që trajton të tjerët sikur të ishin më pak se qenie njerëzore. Shembujt përfshijnë krahasimin e grupeve të njerëzve me kafshët ose viruset ose krahasimin e tyre me organet gjenitale’’, theksuan menaxherët e kompanisë./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e negociatave, nis në Bruksel procesi screening për Shqipërinë
Artikulli tjetërSkulptori shqiptar Destan Gashi, dy ekspozita në Vjenë